Turqia ndalon marshimin e homoseksualëve

18/06/2016 00:00

Marshimi vjetor i homoseksualëve në Stamboll u anulua për këtë vit për shkaqe sigurie dhe policia thotë se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

I vendosur për t’u mbajtur më 26 qershor, marshimi ka qenë në qendër të kërcënimeve të ndryshme, që kanë dalë edhe nga goja e disa politikanëve.

Një grup, që e quan veten “Rinia Myslimane e Anadollit”, deklaroi përmes rrjeteve sociale se do të ndërmarrë çdo aksion të nevojshëm për të ndaluar këtë marshim.

“Jemi përgjegjës dhe të gatshëm për të ndërhyrë e për të parandaluar përversitetin e republikës laike”, shkruhej në deklaratën e tyre.

Marshimi është vënë në shënjestër edhe nga nacionalistët.

“Merrni masa ose ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme dhe jemi gati të marrim përsipër rriskun për ta ndaluar këtë marshim”, thonë ata.

Kjo është hera e parë që nga viti 2003 që nuk do të zhvillohet parada e homoseksualëve, që mbahet në afërsi të sheshit Taksim. Vitet e kaluara, këto parada janë zhvilluar nën masa të forta sigurie dhe sërish përleshjet nuk kanë munguar.

Top Channel