Zbardhet konflikti i armatosur në Shëngjin, pranga 38-vjeçarit

17/06/2016 00:00

Agjentë të policisë së Lezhës kanë zbardhur mbrëmjen e sotme ngjarjen e ndodhur më herët gjatë ditës në Shëngjin, ku mbetën të plagosur dy persona.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, uniformat blu kanë vënë në pranga të dyshuarin, i identifikuar si shtetasi Gertjan Malshi, 38 vjeç dhe banues në fshatin Pllanë.

Sipas burimeve, gjatë operacionit është sekuestruar edhe një armë zjarri tip “shotgun”, e cila dyshohet se është përdorur në konfliktin e orës 14:30 ku u plagosën dy shtetas, si dhe 19 fishekë e mjete të forta.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë dhe ndaj 38-vjeçarit është ngritur akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”.

Burimet shtojnë më tej se nga veprimet e para hetimore të  kryera ka rezultuar se palët  janë  konfliktuar për motive të dobëta.

Top Channel