Kroacia drejt zgjedhjeve të parakohshme, firmoset shkrirja e Parlamentit

17/06/2016 00:00

Një ditë pasi qeveria nuk i mbijetoi mocionit të mosbesimit, mazhoranca e deputetëve kroatë ka depozituar të premten firmat përmes të cilave kërkohet shkrirja e parlamentit të zgjedhur nëntorin e kaluar dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme më vonë në shtator.

Mocioni ishte firmosur nga të gjithë deputetët e opozitës së majtë, ata të qendrës që deri dje ishin partnerë të qeverisë dhe përfaqësuesit e pakicave etnike.

Në këtë mënyrë ka hyrë në fuqi opsioni i parashikuar nga Kushtetuta për formimin e një mazhorance të re brenda 30 ditëve nga rënia e qeverisë.

Qendra e djathtë, që në javët e fundit ka parë liderin e saj, Tomislav Karamarko, të përfshirë në një konflikt të rëndë interesi, që është bërë dhe zanafilla e prishjes së koalicionit, nuk dëshiron të shkojë në votime në një kontest kaq të pafavorshëm.

Top Channel