Rezervat shpëtojnë Çekinë, barazojnë në ekstrem me Kroacinë

17/06/2016 00:00

Dy lojtarët e futur në pjesën e dytë kanë barazuar rezultatin për Çekinë e cila dukej krejtësisht inekzistente para një Kroacie tërësisht dominuese.

Kroatët kanë qenë më ngulmues duke e kërkuar prej fillimit të ndeshjes golin e fitores dhe e kanë gjetur atë në minutën e 37’ me anë të Ivan Perisic dhe më pas kanë ngulmuar sërish duke dyfishuar rezultatin në minutën e 59’ me anë të Ivan Rakitiç.

I gjendur në disavantazh trajneri çek Pavel Vrba ka hedhur në fushë Milan Skoda i cili ka ngushtuar diferencat në minutën e 74’, ndërsa në 86’ është aktivizuar Tomas Necid i cili në minutat shtesë ka kthyer në gol një penallti të shkaktuar nga Domagoj Vida.

Vlen të theksohet se Kroacia ka qenë dominuese gjatë thuajse tërë lojës duke realizuar 17 goditje të rrezikshme nga të cilat 7 në portë, ndërsa lojtarët çek gjuajtën vetëm 4 herë.

Po ashtu kroatët fituan 11 korne, ndërsa çekët vetëm 2 në minutat shtesë të lojë. Edhe në qarkullimin e topit çekët dominonin me 56%.

Por barazimi tregoi vlerat e trajnerit çek i cili diti të rreshtonte siç duhet skuadrën tij në minutat e fundit duke shënuar edhe dy herë.

Top Channel