Shëngjin, dy të plagosur me armë zjarri

17/06/2016 00:00

Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për motive të dobëta në Shëngjin, në zonën e njohur si Lapidari.

Mësohet se i pari që ka shkrepur armën ka qenë Gertian Malshi i cili ka qëlluar ndaj 49-vjeçares Mimoza Aliaj duke e lënë të plaosur me një armë gjahu të cilën e kishte me leje

Në konflikt e sipër, bashkëshorti i Mimoza Aliajt, 52-vjeçari Gëzim Aliaj, ka plagosur po me armë gjahu 38-vjeçarin Gertian Malshi.

Burime nga policia bëjnë me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe arrestuar Gëzim Aliajn.

2 personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshmëm, ndërsa bëhet me dije se policia po vazhdon hetimet  për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel