Në procesin gjyqësor ndaj ish-administartorit të DIA-s, Kastriot Ismailajt, ka dëshmuar ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë DIA, Sokol Hysenaj.

Në dëshminë e tij Hysenaj deklaroi se DIA, edhe pse mori përsipër të mbledhë borxhet që konsumatorët e energjisë elektrike i kishin CEZ-it, e ka nisur aktivitetin në shtator të vitit 2010 në ish-zyrat e CEZ-it dhe madje edhe me pajisjet e CEZ-it, si karrige tavolina dhe kompjutera.

Sipas Hysenajt, numri i punonjësve të DIA-s, krahasuar me volumin e punës që duhej të kryente në mbledhjen e borxhit debitorëve, ishte thuajse e pamundur. Për këtë arsye, punonjësit, në 2-3 muajt e parë kanë punuar me pajisjet dhe mjetet e tyre personale, për të cilat nuk u paguan asnjëherë nga Ismailaj.

Ndërsa, sa i takon raporteve fiktive në lidhje me sasinë e lekëve të grumbulluara nga debitorët, Hysenaj u shpreh se nuk kishte dijeni pasi rakordimet ishin të vështira me listat e CEZ-it, të cilat kishin shumë probleme dhe pasaktësi.

Top Channel