Huliganët rusë sulmojnë turistë spanjollë në Këln

17/06/2016 00:00

Dhuna e huliganëve rusë kalon kufijtë e Francës për të kaluar në Gjermani.

Këtë radhë ata që e provuan çmendurinë e tyre ishin disa turistë spanjollë që ndodheshin në Këln për të vizituar qytetin. Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane, sipas së cilës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën rreth Katedrales së këtij qyteti.

Gjithnjë sipas policisë, huliganët rusë u zemëruan teksa panë  konfigurimin e një emotikoni anti-fashizëm, duke sulmuar turistët iberikë, të cilët u dërguan në spital për t’u kuruar.

Mësohet se rusët kishin lënë Europianin e Francës për të ardhur në Gjermani. Në të njëjtën kohë konfirmohet se 6 prej autorëve të këtij incidenti u vunë në pranga nga policia gjermane.

Top Channel