Barazimi me Poloninë, Low pranon vështirësitë

17/06/2016 00:00

Gjermania dhe Polonia e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 0-0 dhe tashmë kryesojnë Grupin C të Euro 2016. Trajneri i kampionëve të botës, Joachim Low në përfundim të takimit pranoi vështirësitë që kishte skuadra për të imponuar lojën e saj kundrejt polakëve.

“Nuk krijuam shumë raste. Polonia u mbrojt mjaft mirë edhe pse ne i bëmë tentatitvat tona. Nuk mundëm të imponojmë stilin tonë të lojës. Donim të luanim me pasime në tokë pasi e dinim që në lojën në ajër ishte e vështirë të fitonim betejën me Poloninë, por nuk ia dolëm. Polonia është një skuadër e fortë, por këtë radhë ajo luajti më mirë se zakonisht. Gjithsesi, të gjitha skuadrat favorite kanë vështirësi në cdo ndjeshëm, nuk është vetëm Gjermania”, tha Low.

Ndërsa trajneri i Polonisë, Adam Navalka vlerësoi futbollistët e tij për lojën e bërë kundrejt Gjermanisë.

“Nuk kisha frikë nga pësimi i golave. Kishte momente që Gjermania kishte ndeshjen në kontroll sidomos në pjesën e dytë. Patëm raste shënimi me kundërsulme. Luajtëm më mirë se në ndeshjen e parë dhe unë jam i kënaqur nga futbollistët e mi. Besoj e zbatuam me përpikëri planin tonë dhe lopjtarët dhanë maksimumin”, tha Navalka.

Gjermania dhe Polonia do të mbyllin fazën e grupeve me ndeshjet ndaj Irlandës së Veriut dhe Ukrainës.

Top Channel