Kamerat e sigurisë filmojnë grabitjen  në Kamëz

17/06/2016 00:00

Tentativa e grabitjes në Kamëz, që përfundoi me plagosjen e punonjëses së supermarketit, është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Siç shihet nga pamjet, autori i maskuar dhe veshur me të zeza mban në dorë një automatik me të cilin qëllon disa herë në drejtim të supermarketit.

Sipas policisë, autori ka patur për qëllim të grabiste xhiron ditore të supërmarketit, por nuk ka mundur, pasi ka hasur në rezistencën e punonjësve.

Pak metra me tej ai pritej nga një tjetër person më të cilin dyshohet të jenë larguar me një motoçikletë. Mësohet se  dhjetra persona janë shoqëruar në komisariatin nr.5, por ende nuk ka një të dyshuar konkret.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 30 të mbrëmjes së të enjtes pranë “Bulevardit Blu”, ndërsa punonjësja e plagosur e supermaketit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel