Celularët, kompjuterët dhe makinat janë zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht këto 30 vitet e fundit, por prezervativët kishin mbetur po njësoj. Jo më!

Kompania suedeze, “Lelo Hex”, premton se ka sjellë prezervativin e së ardhmes që nuk çahet as me një gjilpërë, siç tregoi në një paraqitje për publikun.

“Lelo” thotë se një punim i veçantë me “grafen” dhe me lidhje gjashtë-këndore të këtij materiali, bën që ky prezervativ të jetë më i hollë dhe shumë më i fortë se tradicionalët.

Kompania ka shfaqur në faqen e tyre një video me aktorin Charlie Sheen, i cili njoftoi vjet se ishte me SIDA. Për këtë arsye, ai e thekson fort rëndësinë e kësaj arritjeje në fushën e prezervativëve.

FOTO GALERI
1/4
Më në fund një ndryshim

Top Channel