Ringritja e Clevelend! James iu jep një tjetër mundësi me finalen e 7

17/06/2016 00:00

LeBron James me 41 pikë udhëhoqi Cleveland Cavaliers drejt fitores 115-101 ndaj Golden State Warriors në finalen e gjashtë, duke e bërë të detyrueshme finalen e shtatë e cila do të përcaktojë edhe kampionin e ri.

Warriors lëshuan mundësin e artë për të mbyllur gjithçka në të mirë të tyre, pasi kishin epërsi prej 3-1, por kjo tashmë i përket së shkuarës, pasi Curry me shokë do të duhet të luajnë edhe një tjetër finale.

Për të dytën ndeshje radhazi, James realizoi 41 pikë dhe të dielën në Oakland, aty do të luhet finalja e 7, do të mund të hyjnë në histori, pasi asnjë skuadër deri më tani nuk ka fituar trofeun pasi më parë ka qenë duke humbur 3-1 me ndeshje.

Stephen Curry realizoi 30 pikë për Warriors, por u detyrua të lë fushën në periodën e katërt pas faullit të gjashtë.

Top Channel