Kupa e Amerikës, SHBA në gjysmëfinale

17/06/2016 00:00

SHBA-të janë skuadra e parë që siguroi një biletë për në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. Formacioni i Jurgen Klinsmann arriti të mposht 2-1 Ekuadorin mëngjesin e së premtes.

Në një ndeshje të tensionuar me shumë kartonë, amerikanët arritën të ruajnë epërsinë, pavarësisht presionit të madh të ekuadorianëve në minutat e fundit.

Amerikanët gjetën golin e parë në minutën e e 22, kur shoku u skuadrës së Gashit tek Colorado, Jerman Jones, gjeti sulmuesin Dempsey për 1-0.

Në pjesën e dytë, loja u tensionua dhe në të 52 të dy skuadrat mbetën me nga 10 lojtarë në fushë, pasi Jones dhe Valencia përjashtohen me të kuq nga kryesori pas një përplasjeje.

Në të 65-n, pas një tollovie në zonë, Dempsey arrin të marrë topin duke gjuajtur në portë, por ishte Zardes ai që e futi topin në rrjetë, duke bërë që goli t’i regjistrohet këtij të fundit.

Mirëpo, 15 minuta nga fundi, miqtë ngushtojnë epërsinë me Arroyo dhe pavarësisht edhe dy rasteve të mira deri në fund, nuk arritën të shënonin edhe një tjetër, duke bërë që SHBA-të të kalojnë në gjysmëfinale.

Klinsmann tani pret çerekfinalen tjetër, atë mes Argjentinës dhe Venezuelës, për të kuptuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

Top Channel