Tentativë grabitje në Kamëz, autori qëllon me armë, plagoset shitësja

16/06/2016 00:00

Ndërsa luhej ndeshja Gjermani-Poloni disa grabitës në Kamëz kanë dashur të përfitojnë duke sulmuar një supermarket, por nuk ia kanë arritur dot. Ata janë futur brenda në ambientet e saj dhe kanë qëlluar me armë duke plagosur në këmbë edhe një punonjëse, por nuk kanë mundur dot ta grabisnin.

Ata kanë hasur në kundërshtimin e punonjësve të cilat nuk i janë bindur as nën kërcënimin e armëve grabitësve për t’i dhënë paratë e supermarketit.

Policia u sinjalizua menjëherë dhe shkoi në vendin e ngjarjes ndërsa grabitësit u larguan menjëherë. Për shkak të interesimit të njerëzve për ndeshjet e Europianit, rrugët kanë qenë bosh dhe ata e kanë patur të lehtë të largohen pa u vënë re.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel