Gjermani-Poloni 0-0. Çojnë Ukrainën në shtëpi

16/06/2016 00:00

Gjermania dhe Polonia ndahen në barazim pa gola, duke regjistruar kështu ndeshjen e parë me rrjeta të paprekura në këtë Europian. Ky rezultat eliminon direkt Ukrainën e cila bëhet skuadra e parë që ikën nga Euro 2016.

Polakët menduan më shumë për mbrojtjen duke i besuar vetëm Lewandowskit i cili bëri shumë pak për të shënjestruar shokun e tij të skuadrës Neuer. Boateng dhe Hummels të vendosur në qendër të mbrojtjes arritën të neutralizonin një ndër yjet e këtij Europiani.

Sulmuesi tjetër, Milik, doli huq në një ndër rastet më të mira për polakët që e zotëruan topin vetëm 37 për qind dhe nuk gjuajtën asnjëherë në kuadrat.

Nga ana tjetër, Gotze i vetmi sulmuesi i deklaruar i gjermanëve, arriti t’i shpëtojë mbrojtjes polake vetëm një herë por portieri kundërshtar ishte në pozicion.

Pavarësisht ndërrimeve në minutën e 70, gjermanët nuk arritën të gjenin dot raste për të shënuar. Kjo është një ndër ndeshjet e paketa të Gjermanisë që nuk shënohet gol.

Top Channel