Është një nga ditët më të veçanta në të gjitha kalendarin e garës me kuaj dhe sot ka qenë dita e grave tek “Royal Ascot” në Berkshire të Britanisë.

E ndërsa shampanja është derdhur “lumë”, femrat e pranishme kanë filluar të bëjnë tifo për garuesit e preferuar.

Nga veshjet “shik” tek kapelet nga më të çuditshme, ashtu si çdo vit kjo ka qenë edhe dita më interesante e garave me kuaj, e gjitha falë spektaklit që këto zonja kanë ofruar.

Por disa prej tyre e kanë tepruar paksa me alkoolin duke bërë edhe gjeste jo krejtësisht të pahijshme, por sërish të padenja për Zonjat një pjesë e të cilave me tatuazhe, të cilat nuk lejohen në këtë aktivitet.

FOTO GALERI
1/25

Top Channel