Pasuria e zyrtarëve publikë, edhe Thaçit do t’i kontrollohet prejardhja

16/06/2016 00:00

Agjencia Kundër Korrupsionit nga sot deri në fund të këtij viti do të kontrollojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.

Përmes shortit, i cili u hodh këtë të enjte, pasuria e shumë personave publikë, apo të njohur për publikun, do të jenë nën kontrollin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku do të shqyrtohen nëse përshtatet deklarimi i pasurisë së tyre.

Gjatë shortit të hedhur nga Agjencia Kundër Korrupsion, pasuria do t’i kontrollohet të parit të vendit, Hashim Thaçi; kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa; kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri; kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti; zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci; zëvendësministri i mjedisit, Mendim Rugova; Mërgim Lushtaku, djalit të kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, etj.

Ja dhe lista e plotë e drejtuesve të institucioneve që do t’u nënshtrohen kontrolleve.

1.Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Kosovës,
2.Isa Mustafa, Kryeministri i Kosovës,
3.Visa Ymeri, Kryetari i LVV
4.Memli Krasniqi Ministër Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
5.Haki Demolli Ministër Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
6.Valdete Bajrami, deputete në Kuvendin e Kosovës
7.Enver Peci Kryesues Këshilli Gjyqësor i Kosovës
8. Margarita Kadriu-Ukelli- deputete Kuvendi i Republikës së Kosovës
9.Mërgim Lushtaku- Drejtor, Ministria e Administratës Publike
10.Rroksana Qarri- Udhëheqës i Divizionit Ministria e Punëve të Brendshme
11.Mentor Shala- Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës
12. Bubulina Krasniqi -Sekretar i Dytë Ministria e Punëve të Jashtme
13.Visar Arifaj Këshilltar Komunal, Komuna e Prishtinës
14.Vucina Jankovic Kryetar Komuna e Zveqanit
15.Xhelal Sveçla Drejtor, Komuna e Prishtinës
16.Njomza Emini -Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
17.Ylli Hoxha Këshilltar Komunal Komuna e Prishtinës,
18.Genc Bashota Drejtor Komuna e Prishtinës
19.Donika Kadaj-Bujupi Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
20.Ibrahim Shala Drejtor Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
21.Teuta Sahatqija Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
22.Rexhep Hoti zv. Ministër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
23.Fehmi Mehmeti zv. Guvernator Banka Qendrore e Kosovës
24.Salih Salihu Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
25.Elmi Reçica Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
26.Safete Hadergjonaj Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
27.Ilir Salihu Këshilltar i Lartë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
28.Lulzim Pllana Këshilltar Ministria e Punëve të Jashtme
29.Anton Quni Deputet Kuvendi i Republikës së Kosovës
30.Bajram Kosumi Drejtor Ministria e Administratës Publik
31.Deputetja Njomza Emini
32.Sokol Haliti Kryetar i Komunës Komuna e Vitisë
33.Agron Galani Kryeprokuror Prokuroria e Shtetit

Top Channel