Anglia përmbys gjithçka, fiton 2-1 në derbi

16/06/2016 00:00

Anglia ka rigjetur veten në 45 minutat e dyta duke përmbysur rezultatin ndaj Uellsit të cilët kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të yllit të Real Madrid, Gareth Bale.

Por goli i shënuar nga Bale në minutën e 42’ nuk ka mjaftuar për Uellsianët që të dalin me pikë nga “Stade Bollaert-Delelis” në Lilë.

Pas një pjese të parë jo edhe aq të mirë, Roy Hodgson vendos gjithçka me zëvendësimet e tij duke futur në fushën e lojës Jamie Vardy dhe Daniel Sturridge,  të cilët i dhanë një frymë tjetër lojës duke sjellë edhe dy golat e fitores.

Goli i parë, ai i barazimit, erdhi në minutën e 56’ nga Vardy, por ndërsa ndeshja dukej se po mbyllej barazim ka qenë Sturridge që në minutat shtesë ka shënuar edhe golin e shumë pritur, duke kaluar në avantazh anglezët.

Me fitoren e sotme Anglezët kanë marrë kryesimin e Grupit A, duke lënë pas Uellsin dhe Sllovakinë me nga 3 pikë, ndërsa Rusia mbyll tabelën me 1 pikë.

Top Channel