Zjarret pushtojnë Arizonën, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

16/06/2016 00:00

Zjarret e dala jashtë kontrollit janë bërë shkak për evakuime masive në Arizona e kanë detyruar guvernatorin e Nju Meksikos fqinje të shpallë gjendjen e emergjencës.

Autoritetet i urdhëruan banorët e një qyteze të tërë, Forestdale të linin shtëpitë e tyre pasi sipërfaqja e përfshirë nga flakët u rrit në mënyrë drastike ditën e mërkurë.

Zjarri në Cedar Creek e ka mbushur qiellin e të gjithë zonës me tym e ua risjellë vendasve në kujtesë episodin e 14 viteve më parë, kur zonën e shkrumboi ai që konsiderohet si një prej zjarreve më të mëdha në historinë e këtij shteti.

Zyrtarët lokalë sqarojnë se urdhri i evakuimit ishte një masë paraprake për të shmangur viktimat në njerëz. Autoritetet shtetërore kanë ngritur një vendstrehim për të gjithë rezidentët e zhvendosur, ndërsa kanë nisur nga ana tjetër një hetim mbi shkaqet e zjarrit vrastar.

Gjendja e jashtëzakonshme në Nju Meksiko ishte dhe ajo pasojë e flakëve që po përhapen me shpejtësi prej dy ditësh. Një pjesë e banorëve i janë përgjigjur thirrjes për evakuim, por ka dhe nga ana tjetër që vendosen të qëndrojnë e të shohin se çdo të ndodhë. Është e frikshme u tha mediave vendase njëra prej tyre, Paula Schneider, menaxhere e nje supermarketi, dhe njerëzit i ka përfshirë paniku, por kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Top Channel