Tahiri përshëndet kthimin e Çakos: Reformimi i policisë, në rugën e duhur

16/06/2016 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka komentuar me një optimizëm të moderuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që ktheu në detyrë drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Çako.

Në një deklaratë për mediat bashkë me Çakon, Tahiri ka shprehur bindjen e tij se, rruga për të reformuar Policinë e Shtetit është në drejtimin e duhur.

“Rruga për modernizimin e policisë është në rrugën e duhur, në mënyrë që policia bashkë me qytetarët të garantojnë një Shqipëri më të drejtë. Unë jam i bindur se puna që kemi bërë në Ministrinë e Brendshme është po ashtu në drejtimin e duhur, sikurse jemi të bindur se kemi shumë punë përpara për të bërë”, ka thënë Tahiri.

Duke u shprehur i vetëdijshëm se rruga në këtë drejtim ka sakrifica dhe pengesa, ministri ka theksuar se, “çdo pengesë është një konfirmim për rrugën e duhur që kemi ndërmarrë”.

Edhe “opozita me deklaratat e veta vetëm na bind më shumë se kjo është rruga e duhur”, ka shtuar Tahiri.

Top Channel