Sekuestrohet një sasi kanabisi në burgun e Peqinit

16/06/2016 10:10

Policia e Elbasanit ka njoftuar se në burgun e Peqinit janë sekuestruar dy aparatë celularë dhe një sasi me kanabis.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përbashkëta.

Top Channel