Memushaj: S’na duhen komplimentet, por rezultati

15/06/2016 00:00

Vrapoi shumë, krijoi mjaft mirë edhe kur ja çuam topin në këmbë, me pak fjalë bëri një ndeshje shumë të mirë, por Ledian Memushaj nuk i pranon komplimentet, në një natë kur për të dhe kombëtaren kishte vlerë vetëm rezultati.

Me Rumaninë kërkon që skuadra të luajë qetë, mirë dhe në fund të marrë 3 pikët e para në Europian. Ja fjalët e Ledian Memushajt pas humbjes ndaj Francës.

“Nuk na duhen komplimentet, na duhet rezultati. Më vjen keq për të gjithë shokët për këtë humbje. E vërtet qe kishin raste, por edhe ne kishim, por se merituam humbjen. Menduam se do mbaronte 0-0. Por edhe nëse do merrnin barazimin, prapë do na duhej fitorja të dielën. Rumania? Duhet të harrojmë Francën dhe të përgatitemi për Rumaninë. Të luajmë qetë, mirë dhe të fitojmë”, tha Memushaj.

Top Channel