Sadiku: S’kishim fat, të përqendrohemi te Rumania

15/06/2016 00:00

Dy ndeshje nga minuta e parë, por Armando Sadiku dhe Shqipëria ende nuk kanë gjetur golin në Europianin e tyre të parë. Për ndryshim nga ndeshja me Zvicrën, ndaj Francës, sulmuesi nga Elbasani sakrifikoi më tepër për shkak të lojës më defensive.

Pas humbjes, ai u paraqit para kamerave shumë i mërzitur, por optimistë për ndeshjen e fundit të grupit, atë ndaj Rumanisë, aty ku kemi shpresa se me një rezultat pozitiv të kalojmë grupin.

“Jemi shumë të hidhëruar nga kjo humbje duke pas parasysh se pësuam në fund, mund të pësonim më shpejt të ndryshonim skemë, por të pësosh kështu… U mundova të jap më të mirën time me aq sa pata mundësi, kishim shanset, si me skemën e goditjeve, por edhe në pjesën e dytë me shtyllën, s’kishim fat. Trajneri më kërkoi të mos kthehesh shumë, por duhet të ndihmoj ekipin, dihet kualiteti i francezëve na sulmonin nga të gjitha anët. Rumania? Kemi 4 ditë për t’u përgatitur, po fituam kemi shanse te kalojmë grupin, për momentin jam i mërzitur, por kam besim te ekipi”, tha Sadiku.

Top Channel