Abrashi: Skuadra dha shumë, keqardhje për humbjen

15/06/2016 00:00

Amir Abrashi ishte në një “ritëm kampionësh” në ndeshjen me Francën duke vrapuar 11.5 km. Në 90 minuta, ai u pa në çdo sektor të fushës. Një lojtar ka forcë, saktësi dhe ide.

Por, pavarësisht këtij kontributi të madh në fushë, Shqipëria bie në fund dhe pëson dy gola. Mesfushori me origjinë nga Gjakova është shumë i zhgënjyer me rezultatin.

“Kemi pësuar gol në minutën e 90-të. Skuadra dha shumë, provuam në maksimum dhe të vjen keq që e humbëm ndeshjen. Nuk e di përse mungon përqendrimi. Harkimi në zonë e gjeti Grizman të vetëm në zonë. Ndëshkimi erdhi prej lodhjes. Lila dhe Kukeli që nuk mund të vazhdonte me lojën u zëvendësuan, por s’mund t’i vëmë fajin askujt. Mendoj se kemi për të marrë pikë me Rumaninë. E treguam në ndeshjen e fundit me Francën që mund të luajmë fort, por nuk duhet të pësojmë më gola në fund”, tha Abrashi.

Top Channel