Pornoja e lehtë bën që meshkujt të mos vlerësojnë femrat

15/06/2016 00:00

Psikologët kanë dalë në përfundimin se të shohësh shumë porno të lehtë (soft-core), bën që të kesh një përshtypje të keqe për femrat. Ky është studimi polemik që vjen nga Britania e Madhe.

Studime të mëparshme kanë treguar se pornoja e fortë (hard-core) çon në perversitet, sjellje negative ndaj marrëdhënies intime dhe pranimin e përdhunimit. Por, edhe efektet e pornos së lehtë, përfshi imazhet nëpër tabloide dhe faqe interneti, janë të dëmshme.

Sophie Daniels dhe Dr. Simon Duff, nga Universiteti i Notingemit, thanë se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj pornos së lehtë, mësohen me të dhe nuk e quajnë pornografi.

Përveç kësaj, studimi tregoi se njerëzit që shikonin shpesh pamje “të lehta”, kishin një përshtypje më të keqe për femrat.

Top Channel