Rama i përgjigjet Bashës në Twitter: Ftesën bëja SHBA dhe BE-së

15/06/2016 00:00

Përgjigjia e Edi Ramës për kreun e opozitës erdhi nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter.

Kryeministri përdori zhargonin e përditshëm për ta falenderuar me ironi Lulzim Bashën për ftesën për reflektim dhe qetësi.

Dhe me të njëjtën ironi, Rama i sugjeroi kreut të PD që këtë ftesë t’ia bëjë jo kryeministrit, por Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Bashkautorësia e draftit për reformën në drejtësi me dy partnerët strategjikë dhe mbështetja publike e tyre është prej kohësh karta më e fortë e kryeministrit Rama.

Top Channel