Shakaja e burrit, lë gruan pa flokë (Video)

15/06/2016 00:00

Shakatë që u kanë bërë grave të tyre kanë futur shumë burra në telashe. Por personazhi i videos ndoshta do t’i duhet të flejë në dysheme gjatë gjithë jetës së tij si ndëshkim i asaj se çfarë i ka bërë bashkëshortes.

Ai kishte mbushur tharësen e flokëve me pudër për fëmijë dhe pritshmëria ishte se koka e saj do të bëhej e bardhë, por ajo çfarë ndodhi ka qenë krejtësisht e papritur.

Pudra e cila kishte pasur në përbërje të saj edhe material të djegshëm nga nxehtësia e krijuar prej tharëses ka shpërthyer në flakë duke djegur edhe gruan.

Duket se burri ka marrë shembull nga ndonjë video e kaluar, por ka gabuar në përmbajtje, pasi kryesisht në këto raste përdoret thjesht miell dhe jo pudër apo ndonjë lëndë tjetër e cila mund të lërë pasoja.

Top Channel