Për xhelozët e sëmurë edhe një foto bëhet shkak për dhunë

14/06/2016 00:00

Një foto e realizuar shumë kohë para se 34-vjeçarja Sokha Nuon të lidhej me John Grima është bërë shkak për që ky i fundit të ushtronte dhunë mbi të dashurën e tij.

Pas ditëve të para të lidhjes ku gjithçka dukej për mrekulli, 39-vjeçari është shndërruar në posesiv dhe shpesh ushtronte dhunë ndaj saj.

Por kulmi ka arritur pasi ajo u detyrua që të lindte punën dhe Grima gjetur një foto të vjetër të saj për të cilën ai e përdorte si provë që ajo e tradhtonte dhe ajo i dërgonte të dashurit foto ndërsa ai ishte në punë.

E ndërsa koha kalonte ajo tregon se gjithçka në jetën e saj ka filluar të bëhet edhe më e zezë derisa një ditë ai ka filluar ta godasë pa pushim, duke i shkaktuar edhe hemorragji cerebrale.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në Melbourne të Australisë, tashmë Sokha Nuon e rikuperuar tërësisht nga dhuna që e la për disa muaj në spital u bën thirrje vajzave të tjera që të reagojnë e mos presin që të shkojë gjithçka deri në pikën ku ajo përfundoj për t’i dhënë fund lidhjes së saj.

FOTO GALERI
1/8
Fotoja qe u be shkak per dhunen

Top Channel