Nuk lejohej në stadium, flamuri kuqezi shpaloset në plazhet e Marsejës

15/06/2016 00:00

Zona e tifozëve në Marsejë të Francës u pushtua pasditen e kësaj të mërkure nga flamuri gjigant kuqezi.

Mijëra tifozë shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar drejt Jugut të Francës në mbështetje të kombëtares shqiptare, ndihmuan në shpalosjen pranë plazhit të Marsejës të flamurit me përmasa rekord, 105 metra të gjatë dhe 70 metra të gjerë.

Qëllimi i tifozëve kuqezinj ishte që këtë flamur gjigant ta shpalosnin gjatë ndeshjes në “Stade Velodrome”, por refuzimi nga ana e organizatorëve të këtij Europiani, bëri që ata ta transferonin spektaklin në plazhin e Marsejës.

Pavarësisht se ekzistonte frika për ndonjë rrëmujë në qytet, tifozët shqiptarë kanë treguar edhe njëherë se kanë ardhur në Francë vetëm për të mbështetur kombëtaren dhe njëkohësisht për t’u argëtuar me futbollin.

FOTO GALERI
1/10
Nuk lejohej në stadium, flamuri kuqezi shpaloset në plazhet e Marsejës

Top Channel