Arrestohet oficeri i Patrullës së Përgjithshme në Tiranë

15/06/2016 00:00

Lumian Meta me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.1, në Tiranë është vënë në pranga gjatë ditës së martë nga Strukturat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA), Durrës.

Hetimi u krye nga Prokuroria në bazë të materialit të referuar nga sektori i SHÇBA-së Durrës, që kishte marrë një kallëzim nga shtetasja S.B. për kryerjen e veprës penale të “Përndjekjes”. Ajo kishte denoncuar se 24-vjeçari, e përndiqte prej disa kohësh.

Arrestimi i punonjësit të policisë është kryer rreth orës 14:00 pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, që kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Top Channel