Euro 2016, shifrat e raundit të parë në grupe

15/06/2016 00:00

Euro 2016 bëri bilancin e saj pas mbylljes së raundit të parë të ndeshjeve në grupe dhe të dhënat janë vërtet interesante. Kështu futbollistët italianë janë ata që kanë vrapuar më shumë, pasi në ndeshjen me Belgjikën ata përshkuan 119.7 km.

Mesatarja e golave të shënuar është 1.83, më e ulëta që nga viti 1968 me 1.4 gola për ndeshje. Nëse shënimi i golave do të vazhdojë me këtë ritëm pavarësisht mesatares së ulët, atëherë numri në total do të shkojë në 93 dhe do të jetë më i lartë se ai golave të shënuar në 2000 që ishte 85, kjo për shkak të numri më të madh të kombëtareve pjesëmarrëse.

16 nga 22 golat e këtij europiani janë shënuar në pjesën e dytë duke shënuar një mesatare prej 2.67 golash për ndeshje, një rekord për këtë Europian në këtë aspekt. Goli që shënoi Nani në ndeshjen e Portugalisë me Islandën ishte i 600 në fazën finale të europianëve.

Top Channel