UEFA: Shqiptarë, a do të na dhuroni edhe sot spektakël? (FOTO)

15/06/2016 00:00

Në ndryshim total me atë që po ndodh me tifozët rusë dhe ata anglezë në Francës gjatë Euro 2016, tifozët shqiptarë kanë qenë një shembull për të gjitha tifozëritë e tjera në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

Edhe pse kombëtarja shqiptare u mposht në atë ndeshje, tifozët shqiptarë ishin fantastikë me paraqitjen e tyre, para, gjatë ndeshjes dhe pas saj.

Sjellja e tifozëve shqiptarë dhe mbështetja pa kushte e kombëtares së tyre ka rënë në sytë e mediave më të rëndësishme europiane, madje edhe të vetë institucionit më të lartë të futbollit europian, UEFA-s.

Në prag të ndeshjes së shumë pritur ndaj vendasve të Francës UEFA ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare duke ngritur pyetjen: A do të na dhurojnë edhe sot një tjetër spektakël tifozët e kombëtares shqiptare?”

Postimit, UEFA i ka bashkëngjitur edhe disa foto mjaft të veçanta të tifozëve shqiptarë nga ndeshja e parë ndaj Zvicrës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel