Barazimi me Islandën, Ronaldo kritika kundërshtarëve

15/06/2016 00:00

Portugalia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me debutuesit e Islandës, futbollistët e së cilës e festuan këtë pikë të marrë në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2016.

Cristiano Ronaldo nuk e pa me sy të mirë këtë festë të islandezëve dhe nuk ngurroi të lëshojë kritika ndaj kundërshtarëve të tij ndërkohë që as nuk i takoi ata në përfundim të takimit

“Ata festuan sikur të kishin fituar Europianin”, tha Ronaldo. “Është e pabesueshme. Ne u përpoqëm të fitonim sfidën, kurse Islanda nuk kërkoi të bëjë asgjë. Për mendimin tim ky është një mentalitet shumë i ngushtë dhe Islanda nuk do të shkojë asgjëkund në këtë Evropian”.

Në këtë ndeshje, Portugalia kishte zotërimin e topit në 72% të kohës dhe bëri 26 gjuajtje në portën e Islandës, kundrejt 4 gjuajtjeve të këtyre të fundit.

Top Channel