BE, 29 milionë euro për Gjykatën Speciale të Kosovës

15/06/2016 00:00

Këshilli i Bashkimit Europian ka dhwnw 29.1 milionë euro për Gjykatën Speciale. Kjo u bë e ditur nga një zyrtare e KE-së, e cila ka shtuar se këto parà u ndanë bashkë me 34 milionë euro tw tjera për mandatin e ri të EULEX-it.

Vendimi është marrë mbrëmjen e së martës. Siç kanë thënë nga KE-ja, detajet e tjera rreth shumës për Specialen do të jepen në një shpjegim më të gjerë të lëshuar si dokument gjatë kwsaj tw mwrkure.

Këto mjete financiare janë të dedikuara për çështjet operacionale të Dhomave të Specializuara dhe prokurorin e specializuar, siç njihet ndryshe Specialja në dokumente.

Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë do ta ketë selinë në Hagë. Kjo gjykatë do të merret me akuzat për krime lufte gjatë viteve 1999-2000 të ngritura ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Top Channel