Lezhë, arrestohet 20-vjeçari për armëmbajtje pa leje

15/06/2016 00:00

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës për armëmbajtje pa leje. Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Romarjo Dardha.

Sipas policisë, ky shtetas dyshohet si poseduesi 1 automatiku model 56 me një krehër me 20 fishekë si dhe 1 pushkë , që ishin të fshehura ku u gjetën dhe u sekuestruan  gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Kontroll i ushtruar pas njoftimit se  në banesën e shtetasit N.D ( babai i shtetasit të arrestuar) , kur e gjithë familja ishte në gjumë, është gjuajtur me armë zjarri.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin nëse ndonjëra nga këto armë është përdorur për të qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit N.D.  si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel