Klosi njeh biznesin me ligjin e ri të arsimit profesional

15/06/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi zhvilloi një takim pune me përfaqësues të biznesit dhe dhomave të tregtisë për të diskutuar ligjin e ri të arsimit profesional dhe shndërrimin e qendrave të formimit profesioal.

Klosi tha se ligji i ri priret për nga praktika, afron dhe njeh nxënësit me profesionin që ata do të zgjedhin.

“Ligji i ri i arsimit profesional bën ligjore lidhjen mes arsimit profesional dhe biznesit. Praktika në bisnes është në interes të nxënësve dhe biznesit. Shkollat profesionale kalojnë në njësi autonome financiare. Kjo do të rrisë cilësinë e mësimdhënies”, tha ai.

Sa u takon qendrave të formimit profesional në ligjin e ri parashikohet që kurset e ofruara prej tyre të bëhen vetëm me porosi të biznesit.

“Të trajnuarit në qendrat tona të formimit profesional, do të jenë punonjësit e ardhshëm të bizneseve”, deklaroi ministri.

Sipas Klosit, në shtator pritet dyfishim i nxënësve që zgjedhin arsimin profesional.

Ndërkohë, përfaqësuesi i biznesit, Luan Bregasi tha se do të mundësohet specializimi jashtë për nxënësit me rezultate të larta.

Top Channel