Miratimi i reformës në Komision, SHBA: Të zgjidhet edhe çështja e fundit

14/06/2016 00:00

Ambasada e SHBA-ve përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka përshëndetur miratimin e Projekt-Amendamenteve Kushtetuese nga Komisioni i Reformës në Drejtësi duke bërë edhe një herë thirrje për dialog e konsesus për pikën e fundit për të cilën palët ende nuk kanë rënë dakord.

Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e fundit të mbetur për të cilën kanë mosmarrëveshje dhe nxisim të gjithë anëtarët e parlamentit të votojnë në favor të kësaj reforme. Një vote për këtë reformë është një vote në favor të lëvizjes së Shqipërisë përpara në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe një të ardhmeje më të fortë euro-atlantike.”-shkruan ambasada e SHBA.

Vendimin e sotëm në Komisionin për Reformën në Drejtësi ambasada e SHBA-së e cilëson si një hap të rëndësishëm drejt miratimit të plotë të reformës në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin e projekt-amendamenteve kushtetuese nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi i Parlamentit të Shqipërisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të shtruar rrugën e miratimit të plotë të një reforme të thellë dhe domethënëse të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë.paketa e projekt-amendamenteve ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.

 

Top Channel