Gjuriç: Nuk kushtëzohemi me anëtarësimin e Kosovës në OKB

14/06/2016 00:00

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka mohuar lajmin në media se integrimi i Serbisë në BE, do të kushtëzohet më anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Ai para gazetarëve ka thënë se nuk ka asnjë kusht të veçantë nga bashkësia ndërkombëtare lidhur me Kosovën.

“Asnjë sinjal, çfarëdo qoftë ai, formal apo joformal, për ndonjë presion të ri, nuk kemi pasur”, ka thënë Gjuriç, sipas “lajmi.net”.

Ai ka shtuar se “qëndrimi i Serbisë për çështjen e anëtarësimin e Kosovës në organizata, ndryshuar asnjë milimetër”.

Ditë më parë, është raportuar se Gjermania dhe disa shtete tjera, do ta kushtëzojnë anëtarësimin e Serbisë në BE me pranimin e Kosovës në OKB.

Top Channel