Parashikimi i Iguanës, Francë-Shqipëri del barazim

14/06/2016 00:00

Në botërorin Afrikë e Jugut 2010 ishte oktapodi Pol ai që parashikonte ndeshjet, ndërkohë që në Euro 2016 pritet të jetë një Iguanë.

Zvarraniku i quajtur Arang është i punësuari më i ri i revistës Francë Footboll.

Iguana Arang e ka nisur punën që këtë të martë, me parashikimin e ndeshjes mes vendasve francez dhe Shqipërisë tonë. Zvarraniku u afrua në fillim te tasi që mbante flamurin francez, por më pas e mori ushqimit nga tasi që kishte dy flamujt.

Pra punëtorit më të ri të Francë Footboll, sfida e të mërkurës mes kuqezinjve dhe gjelave të Deshamp e cila do të transmetohet në Top Channel do të përfundoj në barazim.

Në shumë evente të mëdha, janë punësuar kafshë të ndryshme për të bërë parashikimet e ndeshjeve, por ai që fitoi më shumë famë ishte oktapodi Pol.

Në europianin e 8 viteve më parë, oktapodi Pol parashikoi 4 herë fitoren e Gjermanisë ndërsa pas 2 vjetësh në botërorin e Afrikës së jugut, ai gjeti mbi 8 ndeshje. Oktapodi Pol fitoi aq shumë famë saqë parashikimet e tij u transmetuan live edhe në disa media gjermane.

Top Channel