Asgjësohen 3200 rrënjë kanabis në Dajt, hetohet për kultivuesit

14/06/2016 00:00

Rreth 3200 bimë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia e Tiranës, në vendin e njohur si antenat pranë malit të Dajtit.

Operacioni i koduar “Mal-Derje” është realizuar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 4, por pa arritur të kapin autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Sasia e konsiderueshme e bimës ishte kultivuar në dy parcela ndërsa ky është rasti i disatë për këtë vit që policia zbulon hashash të mbjellë në rrethinat e kryeqytetit, fare pranë zonave të banuara.

Top Channel