Ardian Çapja lë spitalin, transferohet në burgun 313

14/06/2016 00:00

Ardian Çapja një nga personat që qëlloi me armë mbi policinë rreth një javë më parë në Elbasan, ka lënë mjediset e spitalit për t’u transferuar në burgun 313.

Para se të dërgohej atje, ai u mbajt mesditën e së martës për disa minuta në drejtorinë e policisë së Tiranës për disa procedura, mes tyre edhe marrja e shenjave të gishtave.

Teksa ruhej nga forcat speciale nën masa të rrepta sigurie binte në sy një serum që Çapja mbante në dorë të lidhur me trupin.

Për të dhe 2 persona te tjerë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë, mbetur në tentativë.

Top Channel