Miratohen 3 plane territoriale, ai i përgjithshëm, bregdeti dhe “Durrana”

14/06/2016 00:00

Shqipëria ka për herë të parë tre plane të rëndësishme territorial mbi të cilat do të planifikohet zhvillimi i territorit në 15 vitet e ardhshme.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot Planin e Përgjithshëm Kombëtar, atë të Bregdetit dhe zonën ekonomike Tiranë-Durrës, të njohur si “Durana”.

“Mbi 400 mijë ndërtime informale apo formale të dhëna në mënyrë të gabuar sepse bashkitë nuk kishin plan ku të bazonin dhënien e lejeve në territorin e Shqipërisë…pa ekzagjerim fillon nga sot një kohe tjetër, po fusim një model të ri”, u shpreh Niko Peleshi, zëvendëskryeministër i Shqipërisë.

 “Sa i përket zbatimit, dua të them se sfida është e hapur për të gjithë ne, por edhe për njësitë vendore që do të kenë planet e tyre vendore”, tha Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.

Plani i Përgjithshëm Kombëtar do ti shërbejë hartimit të planeve vendore që brenda vitit do të miratohen për 31 bashkitë më të rëndësishme në vend nga veriu në jug, ndërsa 30 tjera janë aktualisht në fazë konsultimi.

Top Channel