Kinë, shirat e dendura përmbytin rrugët e shtëpitë

14/06/2016 13:35

Shirat e rrëmbyer, të përplasur mbi jugun e Kinës janë bërë shkak për vërshime aq të forta uji nëpër rrugë, sa që kanë marrë me vete disa makina.

Përmbytje masive priten në këtë vend këtë vit, për shkak të ndikimit të fortë të fenomenit klimaterik “El Nino”, duke shtuar rrezikun ndaj jetëve dhe dëmtimin e pronave dhe të korrave përgjate lumit më të gjatë të lundrueshëm të vendit.

Provinca e Guandongut, më e goditura deri tani, po përgatitet për stuhi që kërcënojnë të sjellin përmbytjet më të mëdha në 20 vjet. Tre persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa një numër i madh njerëzish janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të ujërave të rrëmbyer.

Shirat e nisur me furi të premten kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu në Guizhou, ku shumë banesa janë shkatërruar, rrugët kryesore janë mbyllur e ka probleme të furnizimit me energji elektrike.

Top Channel