Francë-Shqipëri, Pogba dhe Griezmann, jo në formacion!

14/06/2016 00:00

Franca pritet të ketë ndryshime në ndeshjen e së mërkurës ndaj kombëtares shqiptare, që do të jetë e dyta për Grupin A të Euro 2016.

Në Velodrom të Marsejës, Deshamps mendohet se do të zbresë në fushën e lojës një formacion me skemën 4-2-3-1.

Të përjashtuarit e mëdhenj mendohet të jenë Antoine Griezmann e Pogba, që prej ditësh janë vënë në qendër të kritikave në median franceze për paraqitjen e tyre të dobët në sfidën me Rumaninë.

Vendin e tyre pritet ta marrin Koman dhe Anthony Martial që do të bashkohen me Paye për t’i dhënë ndihmën e tyre Olivier Giroud.

Për sa i përket pjesës tjetër të 11-shes kryesore te “blutë” nuk ka ndryshime. Në mesfushë konfirmohen Kante e Matuidi, ndërsa në mbrojtje para Lloris do jenë Sagna, Rami, Koscielny dhe Evra.

Top Channel