Man.City pranë transferimit të yllit gjerman për 40 mln paund

14/06/2016 00:00

Pavarësisht Kampionatit Europian që është duke u luajtur, merkato e futbollistëve është në një fazë të nxehtë dhe klubet më të rëndësishme europiane po punojnë për të siguruar talentet e dalë së fundmi.

Leroy Sane është vetëm 20 vjeç, por me paraqitjet e tij në sezonin e fundit me Schalken në Bundesligë ka bërë që për të të interesohen klubet më të mëdha në europë.

Por sipas “The Sun”, Manchester City ka është në radhë të parë për transferimin e talentit gjerman, madje media angleze thotë se ekipi që do të drejtohet sezonin e ardhshëm nga trajneri Guardiola e ka arritur tashmë marrëveshjen për transferimin e lojtarit.

Sipas “The Sun” Sane do të kalojë në Premier League te City të cilët do të paguajnë te Schalke 40 milionë paund. 

Për Sane interesoheshin edhe Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool, por City duket se ka siguruar tashmë shërbimet e një talenti që premton shumë.

Top Channel