Pas 20 vitesh i rikthehet energjia elektrike fshatit në Bulqizë

14/06/2016 00:00

Fshati Gjinovec në njësinë administrative Trebisht i Bashkisë Bulqizë, prej më shumë se 18 vitesh ka qëndruar pa energji elektrike, shkak i mungesës së energjisë elektrike ka qenë dëmtimi i shtyllave dhe vjedhja e linjave elektrike, ku u vodhën rreth 10 km linjë elektrike që pas ngjarjeve të 1997-s.

Si pasojë e mungesës së energjisë elektrike bëri që rreth 70 përqind e këtij fshati u detyruan të largohen. E vetmja mundësi ndriçimi natën për këta banorë ishte vetëm qiriu.

“Ka më shumë se 20 vite që në këtë fshat ka munguar energjia elektrike, gjë e cila detyronte edhe banorët të largoheshin. Ka qenë një investim prej 5.2 milionë lekë të reja, ku u bë e mundur rikthimi i energjisë në  fshatit Gjinovec”, shprehet Edmond Visha përgjegjës i OSHEE Bulqizë.

Ndër të tjera, Visha shprehet se një tjetër projekt për rikthimin e energjisë është edhe fshati Val i njësisë administrative Martanesh, ku dhe ai fshat vuan mungesën e energjisë elektrike gjë që së shpejti mbaron dhe ndërtimi i linjës.

Banorët e fshatit Gjinovë shprehen të kënaqur nga qeveria shqiptare për investimin e bërë në këtë linjë pasi prej 20 vitesh shprehen: “Nuk kemi mundur të ndezim asnjë pajisje elektrike dhe se detyroheshim të largoheshim gjatë periudhës së dimrit. Tani me rikthimin e energjisë nuk do largohemi”.

Një tjetër banor shprehet se e vetmja mundësi për prodhimin e energjisë ka qenë ajo e panelit diellor.

Përveç energjisë, fshati Gjinovec vuan edhe nga mungesa e infrastrukturës pasi ky është një nga fshatrat më të thellë malor ku dëbora arrin deri në dy metra gjatë dimrit.

Top Channel