Avioni i Lil Wayne bën ulje emergjente

14/06/2016 00:00

Lil Wayne ka pësuar një krizë gjatë një fluturimi pasditen e së hënës, duke bërë kështu që avioni i tij privat të bënte një ulje emergjente në Nebraska.

Reperi ishte duke fluturuar nga Milwaukee për në Californi në momentin që ka pësuar krizën.

Reperi i “Mirror” vuan nga epilepsia që nga fëmijëria e tij dhe herë pas herë pëson kriza të tilla. Në 2012 avioni i tij privat ka bërë ulje të menjëhershme dy ditë rresht ndërsa në 2013 këto kriza thuajse i morën jetën reperit.

Top Channel