Reforma në drejtësi, Steinmeier niset drejt Tiranës

14/06/2016 09:45

Sikurse ishte paralajmëruar, ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier është nisur këtë të martë nga Berlini për në Tiranë për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit për reformën në drejtësi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shefi i diplomacisë gjermane përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Po nisem për bisedime politike drejt kryeqytetit shqiptar, Tirana. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, thotë Steinmeier.

Top Channel