James e Irving i dhurojnë fitoren Cavaliers në finalen e 5

14/06/2016 00:00

Përmbysja ndoshta nuk është më një mision i pamundur për Cleveland Cavaliers. Këta të fundit ngushtojnë epërsinë e Warriors në 3-2, pasi fituan në finalen e pestë me rezultat 112-97.

LeBron James dhe Kyrie Irving bëhen dy basketbollistët e parë të cilët shënojnë nga 40 pikë secili në një ndeshje finale të NBA. James realizoi 41 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, 41 të tjera.

Ndërkohë, Klay Thompson shënoi 37 pikë dhe Stephen Curry 25 për Warriors, të cilët ishin pa Draymond Green, i pezulluar për këtë finale, ndërsa në fillim të periodës së tretë mbeten edhe pa Andrew Bogut i cili pësoi një dëmtim.

Warriors arriti të qëndrojë në lojë vetëm në pjesën e parë, duke shkuar ne pushimin e ndeshjes me rezultatin e barabartë 61-61.

Në periodën e tretë dhe të katërt sfida nuk pati histori, pasi Cleveland e dominoi totalisht kundërshtarin duke e mbyllur sfidën 112-97.

Top Channel