Meksika barazon me Venezuelën dhe shmang Argjentinën

14/06/2016 00:00

Goli i Jesus Corona në minutën e 80 i siguroi Meksikës barazimin 1-1 ndaj Venezuelës dhe vendin e parë në Grupin C në Kupën e Amerikës.

Corona pati disa mundësi për të shënuar gjatë ndeshjes, por u tregua i saktë vetëm 10 minuta nga fundi kur kaloi 5 mbrojtës për të realizuar ndoshta njërin prej golave më të bukur të këtij kompeticioni.

Si fitues të grupit, meksikanët shmangin Argjentinën e Lionel Messit në çerekfinale, ndërsa pritet të përballen me kampionët aktual të Kilit, duke i lënë Venezulës skuadrën e Tata Martinos.

Venezuela surprizoi Meksikën me një gol të shpejtë. Jose Manuel Velazquez i dha epërsinë të tijve në minutën e 10, duke shënuar me një gjysmë roveshatë në portën e Coronas.

Top Channel