Anglezët i tremben sërish përplasjes me tifozët rusë në Lille

14/06/2016 00:00

Federata Angleze e Futbollit thotë përmes shefit të saj Greg Dyke se ka shqetësime serioze lidhur me sigurinë në Lille, aty ku tifozët anglezë do të mbështesin skuadrën e tyre në ndeshjen e dytë ndaj Uellsit.

Sipas tij, shumë pranë këtij qyteti do të jenë dhe tifozët rusë të cilët do të përkrahin skuadrën e tyre ndaj Sllovakisë, ndeshje e cila do të luhet të mërkurën.

Prokurorët francezë pohuan se në ngjarjet e dhunës në Marsejë mes këtyre dy tifozërive ishin përfshirë 150 tifozë rusë, ndërkohë që 2 tifozë rusë dhe 6 anglezë u arrestuan.

Pas kësaj të dyja këto ekipe janë kërcënuar nga UEFA me përjashtim nga ky kompeticion nëse do të ndodhin sërish ngjarje dhunë.

Top Channel